Flash

Shtimi i turistëve dhe i lëvizjeve rrit aksidentet në qershor, por më pak dëme në njerëz

Lapsi.al 18 July 2023
Shtimi i turistëve dhe i lëvizjeve rrit aksidentet në qershor,

Qarkullimi i automjeteve në vend është shtuar në qershor, teksa dhe konsumi i karburanteve është rritur.

Shumë turistë preferojnë të marrin makina me qira, për shkak të mungesës së orientimit me transportin publik. Nga ana tjetër edhe rënia e çmimeve të naftës ka nxitur qarkullimin.

Por, kjo situatë ka bërë që të rritet numri i aksidenteve. INSTAT raportoi se në muajin Qershor 2023 numërohen 101 aksidente rrugore nga 98 të ndodhura në muajin Qershor 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 3,1%.

Ndonëse ka pasur më shumë aksidente, për fat të mirë ato kanë qenë me më pak dëme në njerëz. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 132 persona nga 141 në muajin Qershor 2022.

Të rinjtë vijojnë të jenë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve. Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 82,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 14,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte me 18,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Mërkurë me 8,9%.

Në muajin Qershor 2023, 20,8% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Më pak aksidente në 6 muajt e parë të vitit

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 528 aksidente rrugore nga 581 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,1%.

Numri i të aksidentuarve është 722 persona nga 821 persona të aksidentuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 15,2% të rasteve, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën gjashtëmujore është rritur me 9,6%.

Screenshot 20230718 155433 Drive

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI