Flash

Mediu ndryshon strategji në gjykatë "Gërdeci nuk ishte rastësi"

Lapsi.al 18 July 2023
Mediu ndryshon strategji në gjykatë "Gërdeci nuk ishte

Fatmir Mediu tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkon të sjellë prova të reja në gjyqin për shpërthimin e Gërdecit. Sipas të akuzuarit për shpërdorim detyre në gjykatë duhet të sillen prova të reja, dëshmi, dokumentarë e pamje filmike të cilat sjellin një realitet tjetër për atë që ndodhi në Gërdec. Sipas avokatëve të tij, shpërthimi i Gëredecit nuk ka qenë një aksident dhe për këtë do të sillen dëshmi dhe prova të reja.

Rihapja e dosjes “Gërdeci” nga SPAK u finalizua me dërgimin në gjyq të ish-ministrit Mediu në shkurt të këtij viti. Ish-zyrtari i lartë akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me ushtarakët.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Shpwrthimi i Gwrdecit ndodhi nw datwn 15 Mars 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e shpërthimit  humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI