Flash

Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha

Lapsi.al 18 July 2023
Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha

Carlo Bollino i ka dhënë më në fund shpjegim raportit të vështirë që ka me Berishën. Sipas gazetarit italo-shqiptar, shefi i opozitës "urren logjikën, inteligjencën dhe të vërtetën e rrëfimit" të shkrimeve të tij. Këtë përfundim Bollino e ka arritur pas shkëmbimit të përsëritur të replikave mes tyre.

Të hënën teksa, hidhte poshtë faktet me të cilat Britania e Madhe e kishte shpallur si të padëshëruar dhe rolin e ambasadorit anglez në Tiranë,  Berisha përmendi edhe mediat e Bollinos. Ai tha se kryediplomati Alistair King Smith e kishte mashtruar qendrën e tij duke servirur fakte nga mediat e Italo-Shqiptarit që ai e përshkruante si burim të besueshëm. Ja si u shpreh Berisha: "Në përpjekje për të mbrojtur trillimet që i ka dhënë qeverisë së tij kundër Berishës, ambasadori King Smith, paraqet Carlo Bollino, si dëshmitar të paanshëm. Ai vlerëson besueshmërisë e mediave të Bollinos, shqiptarja.com dhe Report. tv, si media që "... anojnë pak nga qeveria, por jo dhe aq shumë". Ky përshkrim është një tallje me realitetin dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Carlo Bollino njihet në Shqipëri, jo vetëm për mbështetjen e verbër për Ramën dhe qeverinë e tij, por para së gjithash, për akuzat se Rama i shpërblen shërbimet e tij me kontrata koncesionesh fitimprurëse, asete publike dhe sipërmarrjet e tjera korruptive" thuhet ne raportin e Berishës.

Nuk kaloi shumë dhe Bolino u përgjigj. Sipas tij Berisha urren tek ai sensin logjik dhe inteligjencën e mbi të gjithë raportimin e së vërtetës. Në një editorial në Shqiptarja.com ai shkroi: "Serioziteti me të cilin kryem ato investigime, ka lënë pa fjalë edhe vetëm Sali Berishën, i cili është i bindur se edhe ato prova të grumbulluara nga ne janë përdorur bashkë me materiale të tjera nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga Britania e Madhe, për ta deklaruar person “non grata”. Të jem i ndershëm, unë nuk e di nëse është vërtetë kështu (nuk jam kontaktuar nga asnjë autoritet amerikan apo anglez për të konfirmuar atë që kemi shkruar) edhe pse është e afërmendsh që për një gazetar do të ishte një medalje e bukur, nëse është vërtetë kështu. Dhe është edhe e lezetshme të besosh se pasi u deklarova (padrejtësisht) person “non grata” nga Berisha, të jem pikërisht unë që kam kontribuuar për ta deklaruar person “non grata” atë. Një lloj ligji “i kundërpeshës” do të shprehej Dante Alighieri".  Por sipas Bollinos nuk e ka inat vetëm se investigimet e tij po përdoren nga Amerikanët dhe britanikët, por mbi të gjitha se ato janë lëndë për SPAK; " Eshtë vetëm kjo arsyeja që e shtyn Berishën të më demonizojë dhe të më transformojë në obsesionin e tij: Urren të vërtetën që tregoj".

Ky është në fakt vetëm një episod në konfliktin e stërgjatë mes Berishës dhe Bollinos. Kreu i PD-së e ka akuzuar botuesin se përfiton nga tenderat e Ramës dhe paratë publike, për mënyrën si ka marrë BunkArtin që protestuesit demokratë e dogjën, se si është shndërruar në përfitues tenderash si nënkontraktor i Igli Gjelishtit, apo si ka marrë godinën e televizionit me 1 euro, truall që planifikohej të bëhej shkollë.

Nga ana e tij, Bollino është vënë në pararojë të mediave që investigojnë Berishën dhe familjen e tij. Një nga temat që mediat e Bollinos mbajnë gjallë është ajo e favorit që iu bë të dhëndrrit të ish kryeministrit, Jamarbër Malltezi për të privatuzuar klubin Partizani, të vetmin kompleks sportiv të pranishëm në Tiranë, që u kthye në shesh ndërtimi për 19 kulla. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zvetënimi dhe mjerimi i Partisë Socialiste

Seanca e sotme e Kuvendit, shpërfaqi mjerimin dhe turpin që ka kapluar gjithë Partinë Socialiste, ku pas 10 viteve në pushtet, ajo është kërrusur nga pesha e sk...

14:30

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI