Flash

Athina ‘lufton’ me flakët, dita e dytë e zjarreve në kryeqytetin grek

Lapsi.al 18 July 2023
Athina ‘lufton’ me flakët, dita e dytë e zjarreve në

Greqia është përshirë nga zjarret gjatë dy ditëve të fundit për shkak të temperaturave ekstreme të shënuara në rajon.

Prej më shumë se 48 orësh zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve masive, ndërsa mijëra banorë janë evakuuar.

Greqia është përshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta të cilat kanë pushtuar gjithë rajonin, ku deri më tani janë raportuar disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.

Një zjarr i madh është aktivizuar në zonën e Kouvara Attica, ku më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror.

Mediat lokale raportuan disa dëme në shtëpi si dhe automjete, me 65 makina zjarrfikëse dhe 283 zjarrfikës që ende operojnë në zonë.

Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër flakë në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.

Qindra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën e gjerë, të ndihmuar nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Gjithashtu u desh të evakuoheshin disa kafshë, duke përfshirë një numër kuajsh që ishin në stalla që morën flakë.

Zjarret u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zjarret kanë prekur transportin në disa zona, me policinë e detyruar të mbyllë pjesë të autostradës kombëtare Athinë-Korinth. Disa shërbime të trenave gjithashtu janë ndërprerë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel për një samit, tha se autoritetet po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar banorët.

Ndërsa të paktën një nga zjarret dyshohet se është ndezur qëllimisht, shkencëtarët thonë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende për shkak të ngrohjes së planetit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46