Flash

Aksident tragjik në Greqi, vdesin 5 shqiptarë

Lapsi.al 18 July 2023
Aksident tragjik në Greqi, vdesin 5 shqiptarë

Një aksident tragjik ndodhi diten e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve, dyshohet shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të autostradës Florina-Selanik.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta. Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Të gjithë personat që ndodheshin në mjet gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI