Flash

Mblidhte informacione për MEK, Apeli i GJKKO dënon me 15 vite burg spiunin e Iranit

Lapsi.al 17 July 2023
Mblidhte informacione për MEK, Apeli i GJKKO dënon me 15 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 15 vite burg iranianin Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për terrorizëm.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe, periudhë që i pandehuri Pooladrag dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e po ashtu dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist.

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz. Bijan Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI