Një kompromis me të keqen, qoftë edhe për një qëllim të mirë, mund të të shenjojën gjithë jetën. Një ndër njerëzit që në dokumentet e dorëzuara nga Home Office (ministria e brendëshme britanike) përdoret për të provuar lidhjet e Berishës me krimin është edhe personi që u bë i njohur pasi shqeu derën e mbledhjeve të PD-së, kur Berisha dhe komisioni i rithemelimit hynë në seli.
Fation Dauti, në 21 dhjetor 2021, kur dy grupet rivale të së djathtës ishin në kulmin e sherrit se kujt i takon godina e PD-së, goditi me shkelma derën e sallës ku u mblodh mejëherë më pas komisioni i rithemelimit. Nayrisht ai këtë e bëri në favor të Berishës, i cili atë kohë e pati vënë si sfidë mërrjen e kështjellës. Fiks pas këtij episodi, Lulzim Basha, atëhere ende kryetar deklaroi se “Berisha shoqërohet nga kriminelë, trafikantë që shqelmojnë derën e sallës”.
Lexo më tej
Berisha: ‘Si manipuloi ambasadori anglez për ‘Non Grata”-n time”
Në parim Basha kishte të drejtë. Fation Dauti, fotoja triumfaliste e të cilit u shndërrua në hit të rrjeteve sociale, ishte dëbuar nga Britanina si i padëshëruar në vitin 2018. Dhe kaq u desh që ata që po mblidhinin fakte kundër Berishës ta fusnin edhe këtë element në dosje.


Gazetat britanike si Sunday Ekspress dhe Ekspress.co kanë shkruar se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’.
Berisha: U morën si prova deklaratat e Lulzim Bashës kundër meje
Dauti, me origjinë nga Hasi, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-s, por Ministria e Brendshme britanike e revokoi në shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij. Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.
Tani Berisha mbrohet se nuk e njeh këtë person. "Këtë person nuk e kam takuar kurrë dhe ai nuk ka pasur asnjë pozicion formal apo informal në asnjë prej strukturave të PD-së" thotë sot ish kryeministri. Por imazhet e hyrjes në seli dhe emri në dosjen britanike kanë mbetur. Ndonëse aty theksohet shprehimisht: “se Home Office nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka lidhje personale me Fation Dautin”.
©Lapsi.al