Flash

Euromoney: OTP, banka më e mirë në Shqipëri

Lapsi.al 17 July 2023
Euromoney: OTP, banka më e mirë në Shqipëri

Sipas Çmimeve të Ekselencës 2023 të Euromoney, "Banka më e mirë në Shqipëri" është Banka OTP Albania për të katërtin vit radhazi.

Ky sukses i arritur është rezultat i përkushtimit të palëkundur të bankës ndaj klientëve të saj dhe shënon një shfaqje të lartë të performancës së saj financiare.

Ky çmim i rëndësishëm vjen si vlerësim i angazhimit të OTP Bank Albania në shërbim të shkëlqyeshëm dhe zgjidhjeve inovative për klientët. Banka është e njohur për cilësinë e shërbimeve të saj dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të tyre.

Suksesi i vazhdueshëm i bankës është rezultat i një drejtimi cilësor dhe aftësisë së saj për të plotësuar nevojat e klientëve në rritje. Përkushtimi i OTP Bank Albania ka tërhequr vëmendjen e Euromoney, një publikimi i njohur në fushën financiare në nivel botëror, duke vërejtur rritjen e qëndrueshme të bankës edhe përtej efektit të bashkimit me një bankë tjetër.

CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella, ka shprehur emocionin e tij dhe ka ndarë këtë sukses me punonjësit dhe klientët e bankës; “Ky moment meriton kremtim dhe mirënjohje! Kemi punuar fort, jemi fokusuar, kemi duruar dhe arritëm dhe të performojmë në biznes përgjatë gjithë kohës. Ky është momenti për të gjithë njerëzit e OTP Albania Bank të admirojnë veten dhe të shijojnë suksesin!”.

Çmimet e Euromoney për Ekselencën konsiderohen si njëra ndër vlerësimet më prestigjioze në industrinë bankare globale. Çdo vit, Euromoney vlerëson dhe njeh kontributin e bankave dhe institucioneve financiare në nivel global. Fitimi i këtij çmimi për katër vite radhazi për OTP Bank Albania tregon historinë e suksesit të saj.

Për këtë aspekt vetë Euromoney është shprehur se “Të dhënat e përfitueshmërisë së Bankës OTP Albania ishin të mira dhe para shkrirjes së bankave. Fitimi Net i saj më vete arriti $30.7 million në 2022, një rritje prej 61% këtë vit, raportin të ardhura/shpenzime në 44% dhe kthimin në kapital prej 27.5%”.

OTP Bank Albania ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura për nevojat e klientëve të saj. Banka ka prezantuar në mënyrë të vazhdueshme produkte dhe shërbime inovative që ndihmojnë individët, bizneset dhe organizatat të arritur qëllimet e tyre financiare. Fokusimi i bankës në kënaqësinë e klientit dhe promovimi i marrëdhënieve afatgjata kanë fituar besimin dhe besnikërinë e klientëve të saj.

Së bashku me Grupin OTP, i cili udhëhiqet nga mendësia e rritjes dhe ka prezencë në 12 shtete të Evropës Qëndrore dhe Lindore, OTP Bank Albania vazhdon transformimin e saj në një institucion financiar të suksesshëm.

Fitimi i çmimit Euromoney për të katërtin vit radhazi thellon përkushtimin e bankës ndaj zhvillimit të vazhdueshëm, qasjes së saj të përqendruar te klienti dhe përmirësimit të shërbimeve.

Të këshilluara

Humb jetën papritur 48-vjeçari në Golem

Policia e shtetit njoftoi para pak çastesh se në Golem, një person me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit...

18:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI