Flash

Balla: Drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione sensitive

Lapsi.al 17 July 2023
Balla: Drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione

Taulant Balla gjatë takimit me strukturat policisë u shpreh se drejtorë e shefa komisaratesh u japin kriminelëve informacione sensitive.

Gjatë konferencës për mediat, Balla ka theksuar se kjo nuk duhet të ndodh më dhe se brenda 10 ditëve duhet tu lexohet kodi etik çdo efektivi të policisë.

"Ka një kod etik të pazbatuar deri tani, që thotë se drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të ulen në kafe, restorante as gjatë dhe as pas punë, përveçse për arsye familjare ose nëse kanë vënë në dijeni eprorët. Jo vetëm që kështu nuk ndodh por drejtorë e shefa komisaratesh frekuentojnë lokalet ditën dhe natën, por kanë edhe kontakte të papërshtatshme, u përcjellin kriminelëve informacione sensitive të punës dhe aksioneve policore. Ka edhe rrugë të tjera, por kjo është një karshillik poshtrues për gjakun e dëshmorëve. Po ashtu është edhe shembulli më i keq i efektivëve. Brenda 10 ditëve nga sot, Kodi Etik do i lexohet çdo efektivi të Policisë, do të vendohet edhe në hyrje të çdo Komisariati. Komisariati dixhital duhet të marrë një peshë të rëndësishme"- tha Balla.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46