Flash

Balla: Arrestoni djalin e ish-deputetit Rraja/ Mos lejoni ndërhyrjen e deputetëve

Lapsi.al 17 July 2023
Balla: Arrestoni djalin e ish-deputetit Rraja/ Mos lejoni ndërhyrjen e

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka zhvilluar sot takim me strukturat në varësi të institucionit që ai do të drejtojë.

Balla ka kërkuar arrestimin e djalit të Rrahman Rrajës dhe u bëri të qartë drejtuesve të policisë se kush deputet ndërhyn në punën e tyre, nuk do të ketë asnjë tolerim, ndërsa u sugjeroi që emrat e tyre ti adresojnë tek ai.

"I kam kërkuar që drejtuesve që të arrestohen vëllai dhe djali i ish-deputetit Rraja. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë polici të fortë.

Unë vij nga një jetë e tërë tanimë si deputet dhe mes deputetëve. Besoj se nëse do bëhej një garë se kush e kupton dhe e vlerëson më shumë rolin e deputetit, do të isha një pretendent serioz për ta fituar. Por asnjë deputet nuk duhet dhe nuk mund të ndërhyjë në punën tuaj, prandaj kush do të pranojë ndërhyrje nga deputetët, për çfarëdo lloj aspekti konkret në dinamikën e kryerjes së detyrës së vet, nuk do të mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar më tej në detyrë.

Deputeti ka të drejtë dhe detyrë t’ju drejtohet për çdo shqetësim, t’ju shprehë ankesat e qytetarëve siç e parashikon Ligji për Statusin e Deputetit, i cili kërkon që deputetit t’i kthehet përgjigje brenda një afati, që duhet respektuar. Ju keni detyrë t’i dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni prej deputetëve, por për çdo rast që arsyeja e telefonatës përbën ndërhyrje në kryerjen e detyrës suaj, ju kërkoj që deputetin ta drejtoni tek unë. Besoj vetëkuptohet që kur them këtë për deputetin, ndërhyrja e kujtdo tjetër është e papranueshme." tha Balla.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI