Flash

Ariana Grande i jep fund martesës me Dalton Gomez?

Lapsi.al 17 July 2023
Ariana Grande i jep fund martesës me Dalton Gomez?

Ariana Grande vazhdoi të nxiste aludime se martesa e saj me bashkëshortin Dalton Gomez  është në krizë.

Artistja u fotografua  në finalen e meshkujve të Wimbledon të dielën pa pa unazën e saj të martesës. Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe  Jonathan Bailey, reagoi ndaj momenteve gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e saj e majtë mbështetej në prehrin e saj.

Hera e fundit që këngëtarja "God Is a Woman", u pa me unazën e saj të martesës në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër. Pas paraqitjes së saj , fansat reaguan në Twitter. "Thjesht dua të di nëse dikush tjetër ka vënë re se nuk ka unazë??" një person ka postuar në Twitter. "Akush tjetër  nuk e vuri re që #ArianaGrande nuk e ka mbajtur unazën e saj të martesës?" tha një tjetër.

Grande ka qenë e zënë  gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm "Wicked", i cili është pezulluar për shkak të grevës së aktorëve. Ajo ka qenë gjithashtu relativisht e qetë në rrjetet sociale, megjithëse unaza e saj ka munguar dukshëm në postimet e saj muajt e fundit.

Megjithatë, krijuesja e hitit "7 Rings" ndau disa foto me bashkëshortin e saj në maj për të festuar përvjetorin e dytë të martesës. “Unë e dua shumë atë”, shkroi ajo një foto bardh e zi nga dita e tyre e dasmës në Story-n e saj në Instagram. Asokohe ajo sqaroi gjithashtu se ata kishin tre vite e gjysmë bashkë. Dalton dhe Ariana u martuan në vitin 2021 në një ceremoni të qetë në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni. Ajo më parë ishte në lidhje me Pete Davidson, Big Sean dhe të ndjerin Mac Miller./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan Markle në gjyq me motrën e saj

Meghan Markle po vazhdon të luftojë kundër padisë për shpifje të ngritur knga vetë motra e saj. Një pretendim për shpifje nga motra e saj daton në mars të vitit...

14:32

Kylie Jenner pajtohet me Jordyn Woods

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods mund t'i japin një tjetër shans miqësisë së tyre pas dramës me ish partnerin e Khloe, Tristan Thompson. Ish shoqet , u panë së ...

14:21

Ndahet nga jeta Jane Birkin

Këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, raportojnë mediat franceze. Jane, e cila frymëzoi çantën e stilistit Hermès Birkin,...

15:38

Dolly Parton kundër largimit nga muzika

Dolly Parton nuk do të largohet së shpejti nga skena. Në fakt, kur bëhet fjalë për daljen në pension, ajo do të preferonte të "vdiste" në skenë në vend që të pl...

15:25

Demi Lovato flet për romancën me Jutes

Demi Lovato ka folur së fundmi për romancën e saj me Jutes. Në një intervistë të së premtes në The Morning Mash Up të SiriusXM, këngëtarja e "Cool for the Su...

11:20

Joe Jonas flet për incidentin në skenë

Joe Jonas zbuloi se dikur iu desh të bënte një “ndërrim në mes të shfaqjes” sepse kishte bërë jashtëqitjen në skenë, teksa ishte i veshur me pantallona të bardh...

10:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI