Flash

Këngëtarja Alma Bektashi: Gjykatat shqiptare nuk më divorcojnë

Lapsi.al 16 July 2023
Këngëtarja Alma Bektashi: Gjykatat shqiptare nuk më

Këngëtarja shumë e dashur për ne, Alma Bektashi , që i dha fund martesës verën e 2021, është ndarë vetëm për publikun, por jo me letra. Gjykatat në Shqipëri nuk po e divorcojnë. Mes Kosovës dhe Tiranës, artistja ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh. Seanca e radhës ju njoftua se do të mbahet në dhjetor.

“Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite.

Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq” - thotë Bektashi.

Argumenti i gjykatës kësaj radhe ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.

“Unë kam dëgjuar dhe kam parë që një divorc ndodh në pesë javë deri në gjashtë muaj. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të shkojë dy vite. Në 4 dhjetor bëjmë një vit që ne nuk po gjejmë dot psikologe për djalin. Më e bukura është se kur të bëhet seanca e radhës, djali im do të jetë 17 vjeç dhe është 1 metër e 80 centimetër. Çfarë mund t’i thotë psikologia, ‘shpirt i vogël, ti do me mamin apo me babin’, se kjo është jashtë logjike” - thotë këngëtarja.

Për shkak të stokut të konsiderueshëm të çështjeve që presin, e nga tjetër për shkak të mungesës së gjyqtarëve, kohëzgjatja e gjykimit të dosjeve të divorceve, ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm. Për këtë arsye, në gjykata të ndryshme po vërehen padi të qytetarëve, të cilët deklarojnë se është shkelur afati i arsyeshëm i gjykimit.

“Nuk kam kurrfarë informacioni, as nuk e di si shkojnë gjykatat. Është hera e parë që ballafaqohem në gjykatë, nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë” - shton ajo. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

Humb jetën papritur 48-vjeçari në Golem

Policia e shtetit njoftoi para pak çastesh se në Golem, një person me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit...

18:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI