Flash

Fero reagon pas çështjes me Arbenita Ismajli : Mos u viktimizo

Lapsi.al 16 July 2023
Fero reagon pas çështjes me Arbenita Ismajli : Mos u viktimizo
Reperi Fero ka folur për herë të parë pas raportimeve se është në paraburgim për 30 ditë pasi ka ushtruar dhu*ë ndaj modeles Arbenita Ismajli. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, reperi ka paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq. “Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke siellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.  Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”- shkruan Fero.  Nga ana tjetër modelja shkroi më parë në Instagram Story: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rob Kardashian rikthehet në reality show

Rob Kardashian bëri një rikthim në TV në episodin e 13 korrikut të The Kardashians, duke thirrur motrën Khloe Kardashian për ndihmë në planifikimin e  ditëlindj...

15:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI