Flash

Berisha nxjerr dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga Britania

Lapsi.al 16 July 2023
Berisha nxjerr dosjen: E vërteta e shpalljes “non grata” nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e hënë në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Ftesa që u është nisur gazetarëve ka një titull interesant: “E vërteta e non grata-s të Sali Berishës” e shoqëruar me frazën “Korrupsioni transnacional i zyrtarve si armë për të shkatërruar opozitën”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office” – thuhet në ftesë.

Në 22 korrik të njëviti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur non grata nga Britania e Madhe. Berisha tha se me anë të një letre nga Sekretarja e Brendshme thuhej se vendimi ishte marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar në “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.

Më pas Berisha ka akuzuar edhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith për të cilina thënë se është i korruptuar dhe se ka lidhje me Veliajn dhe Bashën.

“Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran” – është shprehur Berisha. ©LAPSI.al

Berisha

Të këshilluara

Humb jetën papritur 48-vjeçari në Golem

Policia e shtetit njoftoi para pak çastesh se në Golem, një person me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit...

18:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI