Flash

Ukraina deklaron se raketat ruse kanë pjesë të prodhuara në vende Perëndimore

Lapsi.al 15 July 2023
Ukraina deklaron se raketat ruse kanë pjesë të prodhuara në

Raketat ruse shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Sipas tij, shumë prej plumbave “përmbajnë pjesë të prodhuara prej shteteve perëndimore”.

Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera. Vlasiuk veçse i ka njoftuar ambasadorët e Perëndimit në Kiev lidhur me këtë çështje, ka raportuar gazeta gjermane.

Sipas raportit dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

Rusia e ka dyfishuar sasinë e prodhimit të raketave balistike dhe atyre lundruese, nga 512 në 1.061, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Pjesët gjermane dyshohet të jenë përdorur në raketat lundruese Kh-101 dhe variantet 9M728 dhe 9M729 të raketave lundruese Iskander.

Edhe raketat hipersonike ruse Kh-47M2 Kinschal besohet se kanë pjesë gjermane.

Sipas informacioneve ukrainase, një total prej 16 kompanive gjermane kanë ofruar materiale dhe shërbime për këto armë. Eksportet besohet të jenë kryer përmes rrugëve në Kinë, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Turqi.

Sipas Radio Evropa e Lirë, disa kompani mund edhe të mos e kenë ditur se ku po shkojnë produktet e tyre. Ka edhe zëra se ato pajisje janë dërguar në Rusi para se të niste lufta.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI