Flash

Rrezikoi pushuesit me gomone pranë tyre, gjobitet një person në plazhin e Jalës

Lapsi.al 15 July 2023
Rrezikoi pushuesit me gomone pranë tyre, gjobitet një person në

Një person është gjobitur në plazhin e Jalës për shkak se ka lundruar me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar. Personi në fjalë ka rrezikuar jetën e pushuesve. Mësohet se atij i është ndaluar mjeti lundrues, si edhe është gjobitur me një masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Sakaq, kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit nga policia e shtetit.

Njoftimi i policisë:

Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia. Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit. Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit të Bashkisë Himarë. Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por tr...

11:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46