Flash

Kreu i federatës evropiane të gazetarëve godet fort Veliajn, mbron Ola Xamën

Lapsi.al 15 July 2023
Kreu i federatës evropiane të gazetarëve godet fort Veliajn,

"Të quash një gazetare “vrasëse me pagesë” është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut". Keshtu është shprehur Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, me anë të një postimi në Facebook. Ai ka reaguar ndaj qëndrimit të Erion Veliajt kundrejt gazetares investigative të BIRN, Ola Xama, të cilën kryebashkiaku e ka konsideruar si një militante.

Gutiérrez sqaron se Veliaj e përshkroi gazetaren si një "vrasëse me pagesë", pasi ajo zbuloi se ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në një projekt të lidhur me menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë. Për Ricardo Gutiérrez, të quash një gazetare “vrasëse me pagesë”, është një akuzë e rëndë. Marrë shkas nga ky rast, ai ripërsërit thirrjen ndaj Veliajt, që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët që guxojnë të kërkojnë llogari. Por ndryshe nga herët e tjera, në këtë rast ai i drejtohet në shqip: Z. Veliaj, MJAFT MË.

Investigimi u publikua më 13 korrik 2023 dhe Veliaj refuzoi kërkesën e BIRN për koment. Një ditë pas publikimit, z. Veliaj i shkruante gazetares se ajo i kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Në një komunikim tjetër me gazetaren, ai i ka thënë “nuk je gazetare, je vrasës me pagesë”. Disa media u angazhuan në një fushatë negative kundër Ola Xamës, duke përdorur të njëjtat fjalë si z. Veliaj.

 

Të këshilluara

Sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës

Zemra e Saimir Sulës, 31-vjeçarit shqiptar që u soll i pajetë, pa zemër në Shqipëri është sjellë ditën e sotme në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga M...

13:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI