Flash

I riu godet me grushta dhe sende të forta 40-vjeçarin në Librazhd

Lapsi.al 15 July 2023
I riu godet me grushta dhe sende të forta 40-vjeçarin në

Një sherr për çështje pronash ka ndodhur mes dy personave ka ndodhur në Librazhd. Mësohet se një 30-vjeçar dyshohet se ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 30 vjeç, dhe 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI