Flash

Zgjedhjet në Rrogozhinë, akreditohen vëzhguesit e partive

Lapsi.al 14 July 2023
Zgjedhjet në Rrogozhinë, akreditohen vëzhguesit e partive

Komisioneri Shtetërori i Zgjedhjeve vendosi sot delegimin e kompetencës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023 tek Komisioni të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 43, Bashkia Rrogozhinë.

Gjithashtu, Komisioneri plotësoi vakancën në Këshillin e Bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore të “Partisë Socialdemokrate”, Erisa Zogu.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të në bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë, duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI