Flash

Tirana dhe Durrësi, me kontrata me inceneratorët, shpenzuan 31 milionë euro për plehra në 2022

Lapsi.al 14 July 2023
Tirana dhe Durrësi, me kontrata me inceneratorët, shpenzuan 31

Dy janë kontrastet, që sheh në mëngjes në rrugët e kryeqytetit. Si asnjëherë më parë kudo ka shumë turistë, të cilët po ndikojnë dukshëm në gjallërimin e konsumit dhe ekonomisë, që në tremujorin e parë u frenua nga emigracioni dhe çmimet e larta. Në kahun tjetër, ndonëse ora po i kalonte 10:00 paradite, koshat e mbeturina ishin plot me plehra në disa zona, një panoramë që është e pakonceptueshme për turistët.

E njëjta situatë dhe në bregdetin e Durrësit. Mbeturinat pastrohen shumë ngadalë, duke mos arritur që të ndjekin ritmin e shtimit të turistëve, që ishte i pritshëm këtë sezon.

Përkundrejt situatës së menaxhimit të mbeturinave, që lë shumë për të dëshiruar, si Bashkia e Tiranës ashtu dhe ajo e Durrës, të dyja që kanë kontrata me projektin e PPP-së së inceneratorit të Tiranës, kanë pasur shpenzime rekord për mbrojtjen e mjedisit, ku përfshihet pastrimi i mbeturinave.

Të dhënat e publikuara nga Co-plan për buxhetet e bashkive sipas zërave dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se Bashkia Tiranë shpenzoi 2.4 miliardë lekë për zërin e mjedisit në 2022, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2021 dhe 21.3% në krahasim me 2020-n, që është viti më i hershëm kur Co-Plan e raporton të dhënë për këtë zë.

Shpenzimet për këtë zë përbënin 14% të totalit të të ardhurave të veta, që bashkia e kryeqytetit mbledh nga taksat e tarifat.

Durrësi shpenzoi për zërin e mbrojtjes së mjedisit 964 milionë lekë në vitin 2022, me rritje 120% në raport me vitin e mëparshëm, kur mbeturinat filluan të dërgoheshin te koncesionari i inceneratorit të Tiranës në mes të vitit. Ndërsa në raport me 2020-n, kur e bënte vetë menaxhimin e mbeturinave, shpenzimet u rritën me 151%.

Të dyja së Bashku, Tirana dhe Durrësi shpenzuan për mbrojtjen e mjedisit 3.36 miliardë lekë, ose gati 31 milionë euro.

Durrësi çoi 63% të të ardhurave që mbledh vetë për mbrojtjen e mjedisit

Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ndërsa vetëm për mbrojtjen e mjedisit u shpenzuan 954 milionë lekë, ose 63% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej Bashkia. Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit të Bashkisë Durrës ishin 964 milionë lekë, ose 63% e të ardhurave të veta të Bashkisë së qytetit bregdetar.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Projektbuxheti i bashkisë Durrës i vitit 2023 parashikon që edhe për periudhën 2023-2025, Bashkia do të shpenzojë 930-960 milionë lekë në vit për mbrojtjen e mjedisit. Kjo shumë është dy herë më e lartë sesa ajo që shpenzohet për strehimin dhe komoditetin e komunitetit!/ Monitor

Të këshilluara

Vritet 50-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 50-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër, është qëlluar për vdekje pranë një karburanti në Selanik të Greqisë. E gjithë skena është xhiruar nga kame...

13:40

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46