Flash

SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën: Të arrestohet Ahmetaj!

Lapsi.al 14 July 2023
SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën: Të arrestohet

Menjëherë pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin Arben Ahmetaj, SPAK ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për arrestimin e ish-zv.kryeministrit. Kërkesa e SPAK është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, i cili do të duhet të shqyrtojë materialin hetimor në një afat prej 48 orësh dhe më pas të dalë me një vendim. 

Pas vendimit të Gjykatës, nëse pranohet kërkesa e SPAK pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe të bëjë kërkimet për ta gjetur atë. Ligjërisht procedura e kërkimit në territorin shqiptar te ish-ministrit do të marrë të paktën 2 javë kohë, deri në deklarimin e tij si "të ikur". Vetëm pas këtij momenti, SPAK bën shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, pasi e akuzon atë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme, ndërsa ish.zv-kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Ahmetaj thotë se do të dalë kur e vërteta sipas tij, të ketë marrë dritë dhe të lexohen të gjitha provat në favor të tij.

Ish-zëvendëskryeministri rezulton të jetë larguar nga Shqipëria dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Gjatë kësaj kohe ka shumë aludime rreth vendndodhjes së ish-ministrit, ku disa burime pretendojnë se mund të ketë shkuar në Kanada, e disa të tjera në Europë. Vetë avokatët e tij thanë se ai gjendet në Angli. Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI