Flash

SMIP, mundëson marrjen online edhe të dëftesave dhe certifikatave të maturës

Lapsi.al 14 July 2023
SMIP, mundëson marrjen online edhe të dëftesave dhe certifikatave

Certifikatat e maturës dhe dëftesat e klasave të ciklit parauniversitar, po u dërgohen tashmë elektronikisht prindërve në llogaritë personale në portalin e-Albania. Shifrat e raportuara nga portali e-Albania, tregojnë se, deri më tani, janë shpërndarë 14215 certifikata mature dhe 52282 dëftesa digjitale, të pajisura me vulë elektronike. Me këto ritme, procesi pritet të përfundojë brenda pak ditëve.

Është SMIP, sistemi që ka digjitalizuar me sukses sistemin e shkollave dhe lehtësuar ndjeshëm marrëdhënien mësues- prind- nxënës, që po mundëson tani edhe këtë shërbim të ri, marrjen e dëftesave dhe certifikatave të maturës, me vulë elektronike, të cilat dërgohen elektronikisht nga sistemi SMIP në e-Albania, ku prindërit dhe personat nën kujdes të të miturve mund t’i gjejnë ato në çdo kohë, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Përveç marrjes së shpejtë online, dokumenti elektronik i Certifikatës së Maturës shmang mundësinë e falsifikimit dhe keqpërdorimit të tij, pasi kodi unik dhe vula digjitale, garantojnë dhe sigurojnë vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit.

Certifikata digjitale e Maturës përmban notat e marra në Maturën Shtetërore dhe vlerësimet për tre vitet e shkollës së mesme.

SMIP u ka ardhur në ndihmë përgjatë gjithë vitit shkollor mësuesve dhe prindërve me një komunikim të shpejtë, transparent dhe modern. Notat e mungesat janë kontrolluar online nga prindërit dhe kujdestarët ligjorë. Në çdo tremujor në hapësirën “Dokumentet e mia” atyre u ka mbërritur Fleta Elektronike Informuese, një mini-dëftesë periodike për ecurinë e fëmijës në shkollë.

Me anë të një telefoni inteligjent apo kompjuterit, dëftesat dhe certifikatat e maturës mbërrijnë në destinacionin e duhur, në çdo kohë, për t’u arkivuar gjithashtu në dosjen digjitale të dokumenteve që zotëron çdo përdorues i e-Albania.

Dëftesat elektronike zgjidhin lehtësisht dhe regjistrimet e fëmijëve në klasat e dhjeta në gjimnaze dhe shkolla profesionale; nëpërmjet sistemeve elektronike këtë vit u mundësua kalimi i tyre automatikisht nga 9-vjeçarja në gjimnaz, duke lehtësuar formularët e aplikimit dhe thjeshtëzuar edhe më tej procedurat.

Në mbarë vendin po vijon regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë. e-Albania njofton se deri sot janë regjistruar 21161 aplikime për në klasë të parë dhe 8098 regjistrime në klasë të dhjetë për gjimnazet apo shkollat e mesme të orientuara. Afati i fundit për këto lloj aplikimesh do të jetë data 20 korrik, ndaj prindërit apo kujdestarët ligjorë që nuk e kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve ftohen të adresohen sa më parë pranë shërbimeve elektronike përkatëse në portalin e-Albania për të mos e lënë ditën e fundit.

Për aplikimet për shkollat profesionale dhe për personat mbi 18  vjeç që kërkojnë të regjistrohen në shkollë të mesme, afati i vendosur është shtrirë në tre muaj, duke lënë të hapura regjistrimet deri në 30 shtator.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit të Bashkisë Himarë. Beleri kishte kërkuar lirimin nga qelia, por tr...

11:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI