Flash

Reagon Arbenita pas arrestimit të Feros

Lapsi.al 14 July 2023
Reagon Arbenita pas arrestimit të Feros

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros.

Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë postim. Por, modelja është rikthyer ditën e sotme. Ajo nuk ka folur lidhur me çfarë ka ndodhur, por në një status në Instastory shkruan: "U riktheva".

Ditën e djeshme u raportua se Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj modeles.

Siç raportoi "Sinjal", fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, me Feron që ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën.

Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Të këshilluara

Kat Graham ndahet nga regjisori

Kat Graham dhe Darren Geret nuk janë më bashkë. Të mërkurën, aktorja zbuloi se ajo dhe i fejuari i saj janë ndarë, pasi "fejesa e tyre përfundoi disa muaj më...

11:46

Michelle dhe Barack Obama nominohen për Emmy

Michelle Obama tani është një producente e nominuar për Emmy! Ish-zonja e parë shënoi nominimin e saj të parë për Emmy për për specialen e saj në Netflix, The L...

11:20

Lista e nominimeve të Emmy Awards 2023

Të mërkurën, kryetari i Akademisë së Televizionit Frank Scherma dhe Yvette Nicole Brown zbuluan listën e plotë të nominimeve për Emy Awards 2023-ës, duke njohur...

10:49

Libri i Britney Spears arrin rekord shitjesh

Kujtimet e shumëpritura të Britney Spears janë tashmë një best-seller. Më pak se 24 orë pasi këngëtarja e "Gimme More", 41 vjeç, njoftoi se "The Woman in Me"...

09:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI