Flash

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Apelit, Aleks Nikolli

Lapsi.al 14 July 2023
Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të

Kolegji pas një seancë publike ka korrigjuar ato që i konsideroi si shkelje të rënda procedurale të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe doli në përfundimin se ish-gjyqtari i Apelit Aleks Nikolli kishte fshehur pasurinë dhe kishte kryer veprime fiktive për të ligjëruar të ardhura të paidentifikuara. Përjashtimi i Aleks Nikollit nga sistemi i drejtësisë mori formë të prerë të premten pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë thuajse 3 vjet më parë. Nikolli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkodër, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash në 10 gusht 2020, nga trupa që kryesohej nga Brunilda Bekteshi me relator Olsi Komici dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Bekteshi dhe Komici vendosën për shkarkimin, ndërsa Hamitaj e konsideroi hetimin vetëm në kriterin e pasurisë, të pamjaftueshëm.

Megjithatë ndryshe nga kërkesat ligjore për të zbardhur vendimin 30 ditë pas shpalljes së tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e vonoi zbardhjen e vendimit për Nikollin me 9 muaj. Vendimi u publikua vetëm në prill 2021, që automatikisht zgjati edhe afatet e shqyrtimit në KPA të rastit, ndërsa Nikolli vijoi të paguhej me 75 për qind të pagës. Trupa e Kolegjit me kryesuese Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, gjeti po ashtu shkelje procedurale në vendimin e KPK-së. Pas gjetjes së shkeljeve gjatë shqyrtimit të rastit në dhomë këshillimi, KPA njoftoi një seancë publike në të cilën i dha mundësi Nikollit të shpjegohej, kryesisht mbi një apartament dhe dy shtesa në Lezhë në pronësi të vëllait të subjektit dhe të përdorur në vijimësi nga ky i fundit me anë të një kontrate huapërdorje të ndërsjellë.

Gjatë seancës dëgjimore Nikolli akuzoi KPK dhe relatorin e çështjes së tij në Komision, Olsi Komici, se kishte marrë atributin e gjithë trupës duke mbajtur qëndrim të padrejtë e tendencioz.  “Shkelja është flagrante dhe e padëgjuar më parë”, pohoi Nikolli dhe e cilësoi konkluzionin për këtë pasuri si qëndrim personal të relatorit të çështjes në KPK. Por hetimet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk dolën me një rezultat të ndryshëm. KPA vuri në dukje në vendim se Nikolli kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe se veprimet e kryera prej tij përfshi transaksionet me atë që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij kishin “patur qëllim ligjërimin e të ardhurave financiare  të paidentifikuara”.  KPA po ashtu vuri në dukje se edhe gjetjet e KPK-së mbi apartamentin ishin të drejta, pavarësisht problemeve procedurale. Kolegji arsyetoi se ai ishte pasuri e fshehur e Nikollit. Kolegji vendosi që të lërë në fuqi vendimin e KPK dhe shkarkojë përfundimisht Nikollin nga detyra./Birn

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI