Flash

Dalja e Ramës: Retorikë plot, përgjegjësi aspak

Lapsi.al 14 July 2023
Dalja e Ramës: Retorikë plot, përgjegjësi aspak

Në daljen e pasdites për media kryeministri Edi Rama nuk surprizoi askënd. Nuk mbajti asnjë përgjegjësi, sic ka bërë vazhdimisht sa herë ministra e zyrtarë të lartë të tij janë përfshirë në afera korruptive. Rama përsëriti të njëjtin refren me “dallgën e re të drejtësisë” që mund të marrë përpara edhe anëtarët e familjes së tij politike.

Deklarata e tij ishte kryekëput me të njëjtën retorikë si në të shkuarën duke mos shfaqur në asnjë cast asnjë pendesë apo marrje përsipër të përgjegjësisë si kreu i qeverisë. Rama tha se dosja e SPAK kësaj radhe ishte voluminoze dhe se dyshimet e arsyeshme duhen provuar nga gjykata.

Natyrisht që Ahmetaj ka përgjegjësi personale nëse i provohen akuzat e SPAK, por Edi Rama s’mund të fshihet gjithnjë pas gishtit duke iu shmangur barrës që ai ka si kreu i qeverisë.

Arben Ahmetaj nuk është një rast i izoluar. Ministra, deputetë, kryetarë bashkie e zyrtarë të tjerë të lartë janë prapa hekurave. Si mund të mendohet që vetëm ata kanë faj dhe Edi Rama që i përzgjodhi e gradoi nëpër ofiqe publike është krejt i pastër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI