Flash

"Ahmetaj bashkëpuntori im i ngushtë", por Rama asnjë përgjegjësi për korrupsionin

Lapsi.al 14 July 2023
"Ahmetaj bashkëpuntori im i ngushtë", por Rama asnjë

Ashtu siç pritej Edi Rama shpërndau një tjetër hartim pasi i dha autorizim prokurorisë për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që akuzohet për korrupsion nga SPAK. Rama e pranoi se Ahmetajn e ka pasur bashkëpuntor të ngushtë, por tha se nuk do të mbante askënd mbi shpinë në Partinë Socialiste, duke dalë si përherë "i larë".

“Para atyre që më kanë zgjedhur unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni duke i kthyer shqiptarëve nderin që më kanë bërë jam gati tyë mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin por nuk kam qenë nuk jam dhje nuk do të jem kurrë gati të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste askënd. Kur kam thënë që dua një drejtësi që të shohë drejt pa i ulur sytë përballë të majtës dhe të djathtës e kam ditur mirë edhe çfarë them, edhe çfarë vjen. Por tí thuash këto dhe të përpiqesh të ndodhë ashtu dhe pastaj të fillojë të ndodhin kështu nuk ka sit ë jetë e njëjta gjë. Ndryshe nga çdo reforme tjetër kjo e drejtësisë në veprim prek jetët dhe cenon edhe lirinë e njerëzve. Ndër këto njerëz ndodh të jenë edhe persona me të cilët ke punuar, ke ndarë ditë të mira dhe të këqija kjo histori bëhet e vështirë.

Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera, kjo është e vështirë të tregohet si sukses me statistika sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar të cilët ndodh t’i kesh njohur familjarët, përqafuar prindërit. Arben Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i largët. Është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë”, tha Rama

Të këshilluara

Grevë në Hollywood

Shoqata e Aktorëve të Ekranit me qendër në Los Anxhelos ka hyrë zyrtarisht në grevë, duke shënuar fillimin e mbylljes më të madhe që Hollyvood-i ka parë 40 vjet...

14:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI