Flash

Vrasja e shqiptarit në Selanik, identifikohet autori

Lapsi.al 13 July 2023
Vrasja e shqiptarit në Selanik, identifikohet autori

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti në Selanik.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis. Por identitetin e tij nuk e kanë bërë publik për mediat.

Megjithatë, sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria. Ai është person me precedent penal dhe i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Ndaj tij po zhvillohen kërkime policore masive, por ende nuk ka asnjë të dhënë rreth vendndodhjes së tij.

Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

Të këshilluara

I nxehti ekstrem, Greqia miraton disa masa

Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm. Mediat greke ...

20:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI