Flash

Për herë të parë/ Arben Ahmetaj reagon nga arratia: Do të dal kur...

Lapsi.al 13 July 2023
Për herë të parë/ Arben Ahmetaj reagon nga arratia: Do

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në një mesazh dërguar Blendi Fevziut, LIVE në emisionin “Opinion” kur po trajtohej kjo çështje ai la të kuprohet se nuk do të dorëzohet.

“Do dal kur ju të lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankare një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërteta se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë” – thotë Ahmetaj.

Për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK kërkon arrestimin e tij për 3 akuza në lidhje me inceneratorët. Të premten, Parlamenti do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament. Avokatët e deputetit Ahmetaj kanë konfirmuar që ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë.

LEXO EDHE: Artan Hoxha nxjerr një tjetër FOTO të Ahmetajt: Po pret avionin në një vend të BE

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI