Flash

Opozita e kërkon në parlament/ Zbulohet ç'po bën Edi Rama

Lapsi.al 13 July 2023
Opozita e kërkon në parlament/ Zbulohet ç'po bën Edi

Edi Ramën po e kërkojnë në parlamentin e Shqipërisë, të dalë të flasë për ish-zëvëndësin e tij që sipas SPAK merrte para nga inceneratorët. Por Rama nuk shkon në parlament dhe për këtë nuk ka pasur ndonjë arsye për të qenë. Zbulohet se kryeministri ka qenë para televizorit duke ndjekur seancën e parlamentit të Kosovës, ku edhe ndodhi një sherr.

Rama ka reaguar për sherrin në Prishtinë, por ende  nuk ka thënë gjysëm fjale për atë që po ndodh në Tiranë.

Mesazhi në rrjetet sociale i Ramës

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI