Flash

Gjiknuri flet për udhëtimet me Ahmetajn, nxjerr dhe një dokument

Lapsi.al 13 July 2023
Gjiknuri flet për udhëtimet me Ahmetajn, nxjerr dhe një dokument

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka folur jashtë sallës së Kuvendit pasi emri i tij doli në dosjen e SPAK, se biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto i ka paguar bileta udhëtimi.

Gjiknuri tha se këto udhëtime të pretenduara janë zyrtare, të shoqëruara me dokumentacion duke shtuar se nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra.

Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thash për dy udhëtimet.

Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua. Është shumë vapë tani, dhe ju duheni… Po i publikova faturat, çfarë do thuash pastaj? Pse çfarë jam unë të shuaj kuriozitetin tuaj…”, tha ai.

Dhe nuk ka vonuar shumë dhe faturat, për të cilat flet Gjiknuri, kanë dalë në media menjëherë pas prononcimit të tij për mediat. Sipas këtyre faturave, që Gjiknuri pretendon se rrëzojnë akuzat ndaj tij, rezulton se ai nuk ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse thuhet nga këqyrja e e-mailit të Zotos.

Dokumentet e dala në media, se Gjiknuri në datën 12 mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë titullar i të cilës ishte në atë kohë Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI