Flash

Çfarë ndodhi mes Yolanda dhe Zayn, flet ky i fundit

Lapsi.al 13 July 2023
Çfarë ndodhi mes Yolanda dhe Zayn, flet ky i fundit

Këngëtari Zayn Malik është shfaqur në podkastin “Call Her Daddy” së fundmi në një intervistë pas 6 vitesh. Në mesin e shumë gjërave ai ka sqaruar edhe akuzat që kanë rënduar mbi të për një konflikt të mundshëm mes tij dhe Yolanda Hadid, ish-vjehrrës së tij.

Gjatë fjalës së tij artisti tha: “Do të preferoja ta mbaja atë mes familjes. Nuk më duhet një audiencë e tërë njerëzish dhe opinionesh, sepse është mjaft e vështirë ta menaxhosh.”

Ish-anëtari i One Direction theksoi se nëse grindja do të ishte aq e keqe sa njerëzit aluduan, ai nuk do të kishte 50 për qind të kujdestarisë së vajzës së tij të vogël.

Malik shpjegoi se ai qëndroi i heshtur për pretendimet në atë kohë, sepse nuk i pëlqen të përfshihet me muhabet në internet.

“Unë nuk prirem të përfshihem kur njerëzit thonë gjëra në internet, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me mua apo jo. Sepse për mua gjëja ime më e vlefshme që kam në jetë është koha”, tha ai. “Kjo kërkon kaq shumë kohë në një mjedis toksik për t’u shpjeguar njerëzve dhe për ta justifikuar këtë, kështu që unë thjesht e mbaj veten time”.

Ai shtoi se ai dhe njerëzit e përfshirë e dinin se çfarë ndodhi, kështu që ishte “gjithçka për të cilën interesohej vërtet”.

Në shtator 2021, Malik dhe Gigi u ndanë pasi ai u akuzua se kishte sulmuar nënën e saj.

Këngëtari i qëndroi akuzave në atë kohë, duke shpjeguar se ishte një “çështje private”, por se ai nuk do t’i “kundërshtonte pretendimet”.

Të këshilluara

Tom Holland: Nuk jam fans i Hollywood-it

Tom Holland nuk e do Hollywood-in. Aktori pranoi se industria e argëtimit "nuk është për mua" pavarësisht dashurisë së tij për filmin. “Shiko, unë jam vërtet...

17:09

Zayn Malik flet për debatin me Yolanda Hadid

Zayn Malik ka trajtuar zënkën e tij të supozuar me Yolanda Hadid – dy vjet pasi ai nuk pranoi të kundërshtojë akuzat për ngacmim duke pretenduar se kishte shtyr...

16:19

Megan Fox heq tatuzhin dedikuar aktorit

Megan Fox po ecën përpara. Aktorja  bëri një tatuazh të ri në ijën e saj të djathtë, i cili mbulon artin e mëparshëm të trupit që ajo kishte për nder të ish-bas...

14:51

Zbulohet titulli i librit të Britney Spears

Më në fund është zbuluar titulli, kopertina dhe data e publikimit të kujtimeve të Britney Spears. "The Woman In Me", e cila përmban një foto bardh e zi të Sp...

14:42

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI