Flash

Asgjësohen bimë kanabisi në fshatrat e Krujës, asnjë i arrestuar

Lapsi.al 13 July 2023
Asgjësohen bimë kanabisi në fshatrat e Krujës, asnjë i

Policia ka asgjësuar 480 bimë kanabisi në fshatrat e Krujës. Kanabisi ishte i kultivuar në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga DVP Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj.

Gjatë fazës së 26-të u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë.  U asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike cannabis sativa.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të komisariateve të tjera në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 26-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë, në Krujë, u gjetën të kultivuara 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46