Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Zbulohet si u mbrojtën avokatët e Ahmetajt: E vërteta e vilave dhe lidhjeve me Mërtirin

Lapsi.al 12 July 2023
Zbulohet si u mbrojtën avokatët e Ahmetajt: E vërteta e vilave

Janë zbuluar detaje të reja nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend. Këtë të mërkurë aty bënë mbrojtjen e tyre avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. Në argumentet e tyre avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori thanë se për 3 akuzat që rëndojnë ndaj deputetit, “prokurorët i lidhin faktet me hetimin e procedurave për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, por nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të na i parashtrojnë”.

Mbrojtja kontestoi edhe faktet penale të korrupsionit që i atribuohen deputetit. Ata theksojnë se hetuesit kanë vënë në lupë jetën private dhe financiare të ish-ministrit dhe se nuk janë marrë me çështjen konkrete. Avokatët thanë që në fillim se “deputeti ishte në pamundësi të paraqitej, pasi për arsye të ngutshme familjare dhe pa pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë, ndodhej jashtë shtetit”. Avokatët u ankuan se Kuvendi u kishte lënë kohë të pamjaftueshme për t’u mbrojtur.

Avokatët thonë se SPAK nuk ka mundur të provojë akuzat e ngritura.

“Arrijmë të kuptojmë që me procedurat e inceneratorëve, në raport me z. Ahmetaj, sipas këndvështrimit të prokurorëve, ka diçka që nuk shkon, por nuk thuhet konkretisht, qartë dhe me saktësi: cili është veprimi apo mosveprimi kriminal i z.Ahmetaj në cilësinë e ministrit përkatës, cila është pasoja kriminale e ardhur, në ç’masë e kanë determinuar këtë pasojë veprimet e ish-ministrit, çfarë pushteti vendimmarrës i lejonte atij ligji për këto procedura, cilat janë këto 6 raste korruptive, janë të veçuara nga njëra-tjetra apo pjesë e një krimi permanent (mendim unik kriminal), sa para ka përfituar ai për secilin episod korruptiv, etj., etj.

Këto pyetje, të mbetura pa përgjigje, na bindin se në veprimet/mosveprimet e ish-ministrit Ahmetaj lidhurt me çështjen e inceneratorëve nuk ka ndonjë fakt të dënueshëm penalisht. Por, ish-ministri ka një problem: fakti, që ai nuk e ka mohuar kurrë, se ka pasur njohje të afërt, të paktën prej vitit 2011 me Mirel Mërtirin, një personazh kyç në këtë çështje. Atëhere, në mendjet e hetuesve zënë vend pyetjet: si ka mundësi që Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, e lidhur në biznes me një personazh tjetër – Klodian Zoton, të kenë fituar këto konçensione dhe “miku” i tij Ahmetaj, ministër i rëndësishëm, të mos ketë përfituar asgjë?

Dhe nga ky moment, të favorizuar edhe nga pozita e tij politike vulnerabël, hetuesit i rikthehen nje metode të vjetër hetimi: nuk synohen faktet penale, po fillojnë dhe hetojnë personin! Provat që shoqërojnë kërkesën, demonstrojnë qartë se hetuesit kanë kaluar në sitë të gjithë jetën private dhe financiare të ish-ministrit” – thanë avokatët para deputetëve.

Sipas mbrojtjes historia e inceneratorëve ka filluar aty nga viti 2014 dhe se “ç’punë kanë hetuesit me kompanitë e tij “Hermes” dhe “H-Communications”, me biznesin e tij të filluar 15 vjet më parë, kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror, ç’punë kanë hetuesit me deklarimin e pasurisë së tij pas zgjedhjes deputet, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me faktin penal që ata pretendojnë se ka ndodhur? Do bëjmë hetime të gjithanshme! – mund të thonë hetuesit. Ky është problemi, të nderuar deputetë, kjo është çështja. Hetimet e gjithanshme që puntojnë personin na sjellin ndërmend disa remineshenca të së kaluarës, jo dhe aq të largët”.

Avokatët thonë se Ahmetaj nuk ka shkelur asnjë ligj gjatë kohës që ka qenë ministër për inceneratorin e Elbasanit dhe se dhënia e dakodësisë ka qenë politike.

“Së pari, shprehja “parimisht dakord”, është një qëndrim politik i ministrit Ahmetaj: pra, në kuadrin e politikave qeverisëse të MZHETS, ministri nuk mund të shprehej kundër një projekti që synonte të menaxhonte mbetjet urbane dhe të prodhonte prej tyre energji në qytetin e Elbasanit. Së dyti, ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë detyrim për ndjekjen e procedurave, verifikimin e shoqërisë konçesionare apo aftësive të saj teknike. Së treti, kjo dakordësi në parim nuk prodhoi asnjë pasojë juridike, sepse për shkak të vërejtjeve të disa ministrive dhe enteve që ligji i ngarkonte të jepnin mendim, ky projekt nuk u kthye në vendim të Këshillit të Ministrave” – thanë avokatët. Ata kanë sqaruar sipas tyre edhe akuzat për shitblerje fiktive të disa apartamenteve në Tiranë.

“Pretendohet se Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, në vitet 2016, 2017 dhe 2018, kanë bërë shitje fiktive të disa apartamenteve, të ndodhura në Selitë të Vogël, në kompleksin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron SHPK”, duke përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, shumën prej 440.480 eurosh. Nga përmbajtja e kërkesës nuk kuptohet asgjë, por po të lexosh relacionin arrin të kuptosh se, më 16.11.2015, pas marrjes së lejes së ndërtimit nga KRRT Tiranë, Flamur Shena, Mimoza Shehu dhe Albina Mançka kanë rënë në ujdi të investojnë në ndërtimin e një kompleksi, duke financuar secili përkatësisht 50%, 30% dhe 20% të kostos së ndërtimit. Kanë rënë në ujdi edhe që fitimi në 70% të sipërfaqes së godinave të kompleksit do të ndahet mes investitorëve sipas kontributit investues të secilit. Shkurt, nga ky investim Albina Mançka, ish-bashkëshorte e deputetit Ahmetaj, ka përfituar 860 metra katrore. Prokuroria nuk e konteston këtë fakt evident.

Këto pasuri u janë shitur shtetasve Andi Boni (transaksioni final është mbyllur nga Helidon Begaj), Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj. Ndonëse pasuria e znj.Mançka është krejtësisht e ligjshme, hetuesit fillojnë dhe hetojnë se kush janë personat që kanë blerë. Duke qenë se Andi Boni dhe Helidon Begaj janë ortakë në shoqëri, të cilat kanë pasur marrëdhënie kontraktore dhe kanë kryer ndonjë punë me shoqërinë Integrated Energy, atëherë dilet në përfundimin se blerjet i ka financuar Klodian Zoto!

E njëjta logjikë ndiqet edhe në rastin e pronës së blerë nga Besmir Prifti, i cili del se ka marrë hua nga shoqëria Integrated Tecnology Services (ITS) SHPK dhe përfitimi quhet i marrë, edhe pse kjo kontratë më pas është prishur dhe palët janë kthyer në gjendjen e mëparshme. Për akuzën, shuma quhet e marrë, edhe pse është kthyer mbrapsht!

Në rastin e tretë, në rolin e blerëses është Sonila Goxhaj, e cila ka “fatin e keq” të jetë nëna e fëmijëve të z.Sokol Meqemeja. Ky i fundit ka marrë pjesë në garën për inceneratorin e Fierit, ka fituar bonusin prej 10 pikësh, por në fund fare nuk e ka fituar këtë garë. Në “logjikën” e akuzës, edhe pse garat i trukonte Arben Ahmetaj, edhe pse ai e ka humbur garën dhe duhej të ishte qejfmbetur, përsëri i ka lerë në zemër t’i bëjë një dhuratë 140.000 euro z. Ahmetaj!

Në fund të kësaj resume-je: apartamentet në fjalë kanë qenë apo nuk kanë qenë pronë e znj.Mançka. Katërcipërisht e provuar që po. Atëherë, të nderuar zotërinj deputetë, ku është fakti korruptiv, në rastin kur njeriu përfiton të holla nga shitja e një prone që e zotëron ligjërisht? Po a mundet që me këto pseudoakuza të jepet miratim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit?” – thuhet në mbrojtjen e avokatëve të cilët kanë sqaruar sipas tyre edhe çështjen e vilave në Palasë dhe Hamallaj.

“Pretendohet nga akuza se Erjola Hoxha, bashkëjetuese nga viti 2022 e deputetit Ahmetaj, ka përfituar nga Klodian Zoto një vilë në Hamallaj. Është e vërtetë se Klodian Zoto e ka porositur këtë vilë, por nuk ka paguar asnjë grosh për t’u bërë pronar i saj. Në kushtet kur ai është tërhequr, kjo vilë është përfituar mbi bazën e një kontrate të rregullt nga z.Gerian Kuka. Ky i fundit, fillimisht ia ka dhënë me qira dhe më pas ia ka shitur Erjola Hoxhës, me fonde plotësisht të ligjshme dhe të justifikuara dhe të transferuara tek shitësi në rrugë bankare. Nëse del emri Klodian Zoto, hetuesve “prifti u duket si korofillak”. Po Klodian Zoto nuk e ka zotëruar kurrë këtë pasuri, ka pasur një ide që ta kishte, por nuk ka financuar; atëherë, si mund të pretendohet që ai ka falur një pasuri që nuk e ka zotëruar ndonjëherë.

Një situatë e ngjashme është edhe ajo e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Shoqëria “Inerte” SHPK ia ka shitur një zonje me shtetësi zvicerane, të quajtur Elda Dinaj, e cila ka marrëdhënie të ngushta që nga koha e viteve të rinisë me znj. Mançka. Blerësja ka paguar këstin e parë, me transaksion të rregullt bankar nga Zvicra. Punon në një kompani prestigjioze dhe zotëron fonde për ta mbuluar jo vetëm këtë investim, por dhe investime të tjera të bëra në Shqipëri. Nisur vetëm nga fakti se për mobilimin e kësaj vile dhe mirëmbajtjen e saj interesohej Albina Mançka, atëherë kjo quhet një pasuri e vënë në rruga korruptive” – thuhet në mbrojtjen e avokatëve të Ahmetajt.

Në mbrojtjen e gjatë konsiderohet e ekzagjeruar kërkesa për arrestim duke kujtuar se edhe Tahiri që akuzohej vepra më të rënda qëndroi jashtë qelisë.

“Kërkesa që Ju po shqyrtoni nuk duhet të miratohet edhe për shkak të një precedenti të vendosur nga Kuvendi në të ashtuquajturën “çështja Tahiri”. Ai hetohej për fakte penale shumë të të rënda se ato që i kontestohen deputetit Ahmetaj – trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – e, megjithatë, ai nuk u vendos në kushtet e arrestit në paraburgim. Të gjithë jeni dëshmitarë të rënies së akuzave, të ngritura me aq bujë ndaj tij. I mbeti vetëm akuza “e pashmangshme” e shpërdorimit të detyrës, barka e shpëtimit ku hovin të gjitha prokurorët për të shpëtuar nderin, në rastin e akuzave të pamatura ndaj funksionarëve publikë” – thuhet nga mbrojtja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rezolutë në PE për lirimin e Fredi Belerit

Shqipëria është nën presion edhe nga Parlamenti Europian, për të liruar Fredi Belerin. Mediet greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që...

20:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI