Flash

Zbori total i Albinit

Lapsi.al 12 July 2023
Zbori total i Albinit

A e dini çka është zbori? Pyetini ngapak njerëzit në Shqipëri! Nën regjimin stalinist të Hoxhës, një herë në vit i madh e i vogël kapnin armët e futeshin në llogore. Armiku sulmon kur më së paku e presim. Ndaj, arma më e fortë e popullit ushtar është vigjilenca.

Gjendja është ajo e rrezikut permanent sepse ideologjia e zborit është gjendja e jashtëzakonshme. Kjo gjendje kërkon shpëtim, andaj sy e vesh i kemi kah komandanti. Kështu, pushteti bëhet ekzekutiv, kurse të drejtat pezullohen

Zbori i Albin Kurtit ishte total. Askush s’mbeti autonom, të gjithë u zunë brenda linjave të konfliktit. PDK, LDK, AAK, opinionistë e gazetarë, të gjithë u ndezën; edhe andej kufirit, Rama me lobing, Saliu me fermanin damkë, intelektualë e aktivistë, radikalë e të moderuar; dikush me imperializmin, dikush te vatra e zjarrit, disa në llogore. Të gjithë i kanë shërbyer Kurtit sepse rreth zborit u vërtiten të gjithë.

E zbori është sa i vërtetë dhe postmodern. Qëndrimi në betejë është free lance, pa obligim. Arma është tastierë, llogore janë rrjetet sociale. Nuk ka sot situatë të Luftës së Ftohtë as Bashkim Sovjetik. Ndaj zbori nuk mund të përsëritet njëjtë. Sanksionet dhe ashpërsimi i marrëdhënieve ishin rrezik real. Kurti e di mirë se nuk rrin gjatë në pushtet përkundër tyre. E kur kujtojmë se pushteti i zborit është determinues për historinë, ai nuk do ta rrezikonte rolin që i ka dhënë historia. Prandaj tërhiqet. Prandaj e bën Asociacionin.

Lajmi erdhi nga Bratisllava. Pika e parë e Marrëveshjes është premtim që asgjë nuk do të bëhet pa KFOR-in dhe EULEX-in. Ndërkohë, nga kjo gjendje çfarë mbetet? Efekti i vetëm real është pastrimi i terrenit për Asociacionin. Të gjithë ia kërkuan tërheqjen. Kush do ta kritikojë për Asociacionin tash? Të shohim nëse do të shohim pak virtyt tek ata që vërtet ia besuan luftën.

Ndërkohë, në secilin rast zbori historinë e shkruan vetë. Është faqebardhë para brezave. Askush nuk ka shpjegim më të saktë sesa pararoja që ka shkrirë në një politikën dhe shkencën. Kjo shkrirje na e rezervon monopolin interpretues. Sakaq e sjellim në lojë dyshen e famshme "strategji-taktikë". Gjithçka bëhet mjet, mjet i mjeteve të qëllimit. “Taktikë-strategji”, kjo është streha e oportunizmit. Në një kohë dhe vend tjetër kështu do shpjegohej edhe mizoria. Ndërsa udhëtojmë në rrugën lineare të parajsës së përbotshme, agjenti u bë makiavelist.

Secili që nuk e kremton natyrën afirmative të idealeve barazitare, qoftë edhe në situatë lufte, ka përvetësur nga armiqtë kuptimin hobsian mbi njeriun. Ngjarja hapë mundësitë e reja për shoqërinë, prandaj luftërat e vërteta përcillen me dashni e kangë. Udhëheqësi që luan me frikën do veç sundim.

Shkruar enkas per Lapsi.al nga nwnkryetari i PSD Zgjim Hyseni

Të këshilluara

Pse e hëngri Bledi Çuçi

Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një ministri të brendëshëm dhe dorëheqja e një deputeti brenda së njëjtës ditë, përbëjnë nga ato ngjarje që ...

21:52

Klinton iku, lobimi kundër Albinit vazhdon

Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do të mbahet mend në histori kryesisht për dy gjëra, aferën me Monika Levinskin dhe luftën humanitare që çlir...

12:14

Faleminderit Edi Rama

Edi Ramës i duhet thënë faleminderit që po e mbyll Ballkanin te hapur me të njëjtën përunjësi që përshëndesim ata që na kanë bërë një gjë të mirë, ndonëse na ka...

09:12

Rama, spekullant lokal apo lider global

Kriza e fundit në Kosovë dhe roli që po përpiqet t’i ngarkojë vetes Edi Rama në zgjidhjen e saj, po nxjerrin gjithnjë e më shumë në pah hendekun mes thelbit dhe...

17:15

Kush do të jetë Prigozhini i Ramës

Rebelimi i trupave Wagner që tentuan të marshojnë drejt Moskës duke mbajtur në ankth kancelaritë më të rëndësishme të globit, është ilustrimi më i mirë se dikta...

11:34

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI