Flash

Zayn Malik jep intervistën e parë pas 6-vitesh

Lapsi.al 12 July 2023
Zayn Malik jep intervistën e parë pas 6-vitesh
Këngëtari Zayn Malik u shfaq në një episod të podkastit “Call Her Daddy” dhe të gjithën e bëri për vajzën e tij, Khai. Ajo tashmë është 2 vjeç, ndërsa Zayn po mundohet t’i japë një shembull të mirë dhe t’i tregojë se babi po ia del.
“Meqenëse kam një vajzë, gjëja kryesore në mendjen time është të përpiqem të jem një shembull i mirë për të”- tha ai për moderatoren Alex Cooper. “E dini cila është arsyeja pse po e bëj këtë intervistë? Dikur kisha shumë ankth për të patur një bisedë si kjo. Unë dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë: ‘Ja, babi im po ia del’.”
Jeta e Zayn ka ndryshuar që prej shtatorit 2020, kur erdhi në jetë Khai.
“Ka një moment të caktuar në jetën e të rriturve ku gjithçka është e paqartë, gri dhe e mërzitshme dhe ajo i ka rikthyer ngjyrat për mua.” tha ai.
Lidhja e Zayn Malik dhe Gigi Hadid mori fund në tetor të vitit 2021, pas përplasjes së këngëtarit me nënën e Gigi Hadid. Kjo e fundit pretendoi se Malik e kishte shtyrë, por ai i mohoi akuzat.

Të këshilluara

Avokatët e Angelina Jolie sulmojnë Brad Pitt

Avokatët e një kompanie të themeluar nga ish-gruaja e tij Angelina Jolie paraqitën dokumente gjyqësore të hënën që tallen pa mëshirë me aktorin e "Ad Astra" për...

17:48

Rikthehen Avril Lavigne dhe Tyga

Avril Lavigne dhe Tyga kanë vendosur t'i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre. Një burim tha për ET, "Tyga dhe Avril janë rikthyer së bashku pas nda...

14:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI