Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk i takon Ramës të na mësojë si "i dërguar i BE”

Lapsi.al 12 July 2023
Ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk i takon Ramës të na

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit të draftit për asociacionin në kancelaritë europiane nga kryeministri shqiptar. Ajo u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën “si i dërguar i BE”, pasi Kosova, nuk e sheh Shqipërinë si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.

Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, - tha Gërvalla në një intervistë në Euronews Albania.

Ajo është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare për Asociacionin, por tha se një draft i tillë i bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do të merret në konsideratë. Gëvalla tha se komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës nuk ka nevojë të kalojë përmes Berlinit apo Parisit.

“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”- tha ajo.

Ministrja e jashtme foli dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Ramës dhe homologut të saj kosovar Albin Kurti.

“Unë mendoj se nëse udhëheqësit e shteteve nuk udhëhiqen nga motive personale por mendojnë se çfarë mund të bëjnë më së miri me qëllim që qytetarët e vendeve tona t’ju shërbejë qasja jonë, qëndrimi ynë, mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes. Ka nevojë për pak kujdes se cilat sinjale personale, në adresa personale dërgohen në raste të tilla” - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rezolutë në PE për lirimin e Fredi Belerit

Shqipëria është nën presion edhe nga Parlamenti Europian, për të liruar Fredi Belerin. Mediet greke shkruajnë se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që...

20:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI