Flash

Kamëz/ Vidhte mjete pune në biznese, arrestohet 31-vjeçari

Lapsi.al 12 July 2023
Kamëz/ Vidhte mjete pune në biznese, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Kamza është arrestuar për akuzën e vjedhjes. Ai është vënë në pranga, pasi dyshohet se më 10 korrik ka vjedhur mjete pune, në dy biznese të ndryshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vodhi mjete të ndryshme pune, në disa biznese në Kamzë, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen disa nga mjetet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, vidhte mjete pune, në Kamëz, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46