Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Do arrestohet apo jo Ahmetaj? Skenaret sipas vendimit që merr Rama

Lapsi.al 12 July 2023
Do arrestohet apo jo Ahmetaj? Skenaret sipas vendimit që merr Rama

Ndërsa pritet që Edi Rama të vendoasë për arrestimin apo jo të Arben Ahmetajt, ky i fundit nuk ka qëndruar duarkryq por është larguar jashtë. Para tij, e kishte bërë gabimin që t'i dorëzohej burgut Lefter Koka. Ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit dhe shkoi në burg, ku ende pret vendimin e gjykatës. Alqi Bllako ishte më i dyzuar. Ai u zhduk rreth 12 orë para arrestimit, megjithëse e dorëzoi mandatin dhe respektoi urdhrin e partisë. U spekulua atëherë se Bllako negocoi një marrëveshje për burgosjen e përkohshme dhe shkoi në polici rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku iu vunë prangat.

Që Ahmetaj ka zgjedhur të luajë më fort se Koka dhe Bllako, u kuptua kur i kërkoi pubikisht Edi Ramës të mos bëhet gjykatës, por të vazhdojë të bëjë kryeministrin. Edhe ky i fundit nuk e la pa përgjigje dhe iu kthye me fjalët se “po ta bënte ai gjykatësin, do të ishte më keq”.

Pas këtij komunikimi në publik, Ramës i duhet të marrë vendim për arrestimin apo jo të Ahmetajt. Në atë që pritet të ndodhë pas pak orësh ka disa skenarë.

Nëse Rama vendos që ish-zv/kryeministri të mos arrestohet, nuk përjashtohet mundësia që Ahmetaj të kthehet nga Kanadaja sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Të qënit deputet i jep atij kohë të përballet me prokurorët në sallën e gjyqit, ndërsa qëndron i lirë. Ky është pak a shumë rasti i Tahirit, që e ndoqi seancën në liri dhe u dënua me burg më vonë.

Skenari tjetër është që Rama ia heq mandatin dhe i hap rrugë arrestimit. Këtu duhet të bëjë llogaritë me reagimin e Ametajt, që e ka prishur traditën e atyre që i dorëzohen prangave me mendësinë se “partia ime më arreston”.

Lexo edhe: Dokumenti i arrestit/ Pse akuza e SPAK fajëson Ramën (VIDEO)

Lexo edhe: Zhduket Arben Ahmetaj/ A u arratis me leje ish-zëvëndësi i Ramës?

Një ditë më parë, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, shprehej se kërkesa e SPAK për një seancë të mbyllur për Ahmetajn ishte në fakt, një ftesë për t’ia mbyllur gojën. Sepse Ahmetaj ka shumë për të thënë.

“Arben Ahmetaj është dëshmitar i çdo qindarke transaksion që ka ndodhur në këtë vend. Nuk janë vetëm inceneratorët që kanë ndodhur këtu, por ka plot e plot, miliarda të shpërndara e rishpërndara sipas një axhende të kontrolluar nga lart. Beni është dëshmitari kyç i kësaj veprimtarie ekzekutive, politike e kriminale” shkruante Manjani.

Në gjithë këtë situatë të denjë për filmat me gangsterë, nuk duhet harruar as lëvizja që bënë tre ish-miqtë e Arben Ahmetajt dhe që është një skenar po aq i mundshëm për të ndodhur. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u arratisën në Vjenë dhe nuk u hyri gjemb në këmbë, megjithëse nuk ishin deputetë.

Edhe arratisja e tyre ishte "me leje". Policia i shpalli në kërkim ndërkombëtar një muaj pasi i kërkoi SPAK. Ishte e qartë se ata ishin larguar nga vendi ndërsa prokurorët prisnin arrestimin. Të tre vazhdojnë të marrin miliona nga inceneratorët, në respekt të kontratës që ua serviri qeveria Rama. Ky variant i shkon për shtat më së miri të gjithë protagonistëve dhe mund të krahasohet me kodin e heshtjes, "omerta" që ka funksionuar prej shekujsh në mafian italiane./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI