Flash

Rikthehen Avril Lavigne dhe Tyga

Lapsi.al 11 July 2023
Rikthehen Avril Lavigne dhe Tyga

Avril Lavigne dhe Tyga kanë vendosur t'i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.

Një burim tha për ET, "Tyga dhe Avril janë rikthyer së bashku pas ndarjes së tyre. Ata folën dhe vendosën ta provojnë sërish. Po  shijojnë kohën së bashku”, shtoi burimi.

Aludimet rreth një pajtimi filluan pasi Avril dhe Tyga u panë  në një festë të 4 Korrikut javën e kaluar në Las Vegas, vetëm disa javë pas ndarjes së tyre.

Avril performoi me Marshmello në Encore Beach Club në Wynn në Sin City më 1 korrik dhe u pa duke biseduar dhe shoqëruar me Tyga pas paraqitjes së saj. Një dëshmitar okular i tha medias, "Tyga dhe Avril arritën së bashku në festë më 4 korrik në Nobu Malibu. Ata u shoqëruan ndërsa ishin atje dhe dukej sikur po kalonin një kohë argëtuese."

Spekulimet për një romancë mes dyshes nisën në prill, pasi TMZ publikoi foto të këngëtares  duke u përqafuar me Tyga-n ndërsa darkonin së bashku. Në atë kohë, megjithatë, media tha se ata ishin thjesht miq, me Avril që vetëm një muaj më parë anuloi fejesën e saj me muzikantin Mod Sun. “Ata ishin bashkë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u shpreh një zëdhënës i Mod Sun. /Lapsi.al

Të këshilluara

Madonna reagon pas shtrimit në spital

Madonna ka folur për herë të parë që nga shtrimi i saj në spital. Mbretëresha e popit tha në një deklaratë të postuar të hënën se ajo është "në rrugën e riku...

14:08

A po ndahen apo jo Meghan dhe Harry?

Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë “të lumtur së bashku”, pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Një mik i familjes ka bërë ...

12:02

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt divorcit?

Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë "të lumtur së bashku", pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Një mik i familjes ka këmbë...

15:33

Harry Styles goditet gjatë koncertit

Harry Styles është viktima e fundit e një tendence shqetësuese në të cilën spektatorët e koncerteve  hedhin sende mbi artistët në skenë. Anëtari i One Direct...

14:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI