Flash

"Nami" të premten, temperatura deri në 40 gradë celcius

Lapsi.al 11 July 2023
"Nami" të premten, temperatura deri në 40 gradë celcius

I nxehti afrikan do të bëjë që termometri në Shqipëri të kapërcejë 40 gradë celsius në ditët në vijim. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se jemi nën ndikimin e anticiklonit afrikan, i cili do të na bëjë të përjetojmë 3 ditë të nxehta.

“Presim temperatura shumë të larta, kryesisht të enjten, të premten dhe të shtunën ato do arrijnë 40-41 gradë, referuar qendrave siç është Tirana, Fieri, Shkodra e gjithë ultësira perëndimore. Referuar temperaturave minimale presim që ato të shkojnë 22-23 gradë kryesisht ultësira perëndimor, në ato malore do të jenë deri në 16 apo 15”, tha Anira Gjoni, eksperte IGJEO.

I nxehti ekstrem shoqërohet me risk për zjarre, ndaj ekspertët apelojnë për kujdes.

Sipas ekspertëve, temperatura kaq të larta janë normale kur flasim për korrikun, që është muaji më i nxehtë i vitit, por shpeshtësia e tyre dhe zgjatja në kohë nuk është normale.

“Këto valë të të nxehtit ne po i rastisim shumë më shpesh, nëse dikur ndodhnin një herë në 5 vite apo një herë në 7 vite, në 2022 kemi pasur 3 valë të të nxehtit të cilat kanë zgjatur nga 7 ditë dhe praktikisht i gjithë muaji korrik ka qenë në ndikimin e temperaturave shumë të larta”, shprehet ekspertja.

Kjo është vala e parë e të nxehtit afrikan që Shqipëria po përjeton në sezonin veror, ndërsa parashikimet flasin edhe për të tjera ditë të nxehta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI