Flash

Luçiano Boçi: Para 14 Majit më përgjoi prokuroria!

Lapsi.al 11 July 2023
Luçiano Boçi: Para 14 Majit më përgjoi prokuroria!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka deklaruar sot se ka qenë nën përgjim nga ana e Prokurorisë së Elbasanit para zgjedhjeve të 14 Majit. Boçi u shpreh se kjo është bërë në mënyrë sistematike që nga muaji prill me qëllimin për të krijuar një skenar të ngjashëm me atë në Bashkinë e Himarës, ku kandidati Fredi Beleri u arrestua para procesit zgjedhor.

Sipas tij për këtë skenar u bënë bashkë policia, prokuroria dhe Partia Socialiste në mënyrë që kandidati i tyre pa program të shpallej fitues në numra.

“Publiku ka njohur një ngjarje përgjatë këtyre ditëve në Elbasan ku prokurori doli me një njoftim të bujshëm sikur arrestoi një grup të fuqishëm kriminal prej 40 vetash si rezultat i një aksioni që kishte që në prill që vepronte me përgjime ambientale.

Po prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës por nuk patën fatin dhe për të justifikuar të gjithë këtë veprimtari dolën dhe deklaruar në mënyrë bombastike arrestimin dhe i nisen me autobus për në Tiranë.

Kjo është e vërteta se si u bashkuan dhe u bënë një policia prokurori PS administrata që vetëm e vetëm që kandidati i tyre pa program dhe që shkeli ligjin përgjatë gjithë kohës të merrte ato numra me demek fitues në numra por jo para opinionit”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI