Flash

Krujë/ Në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy persona

Lapsi.al 11 July 2023
Krujë/ Në kërkim për vepra penale në fushën e

Policia e Krujës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në fshatin Shkozë, u arrestua një 36-vjeçar, banues në Thumanë. Ky shtetas së bashku me babain e tij dhe një shtetas tjetër, ka kultivuar 925 fidanë kanabis në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Po ashtu në Fushë Krujë u arrestua një 35-vjeçar, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penalë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Krujë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kërkimi”. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kërkimi”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në fshatin Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin 36 vjeç, banues në Thumanë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi 36 vjeçar  në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Gjithashtu, në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim  35 vjeç, banues në Fushë Krujë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46