Flash

Bie poshtë padia kundër Lady Gaga për qentë e saj

Lapsi.al 11 July 2023
Bie poshtë padia kundër Lady Gaga për qentë e saj

Lady Gaga nuk do të duhet të paguajë shpërblimin prej 500,000 dollarë për gruan që  ndihmoi në gjetjen e qenve të saj të dashur në vitin 2021.

Krijuesja e hitit "Rain On Me" njoftoi shpërblimin bujar në shkurt të atij viti pasi të vegjlit e saj, Koji dhe Gustav, u rrëmbyen. Pas kthimit të sigurt të qenve të saj, Gaga u godit me një padi nga Jennifer McBride pasi ajo nuk i dorëzoi paratë.

Dhe sipas TMZ, çështja tani është hedhur poshtë para se të shkonte në gjyq. Gjykatësi tha se lejimi i McBride për të ndjekur pretendimet "do ta lejonte atë të përfitonte nga gabimet e pranuara", shton gazeta. Pas kthimit të qenve në stacionin e Komunitetit Olimpik të LAPD më 26 shkurt 2021, McBride u akuzua më vonë si ndihmëse e krimit.

Siç është raportuar më parë, Fischer po shëtiste tre nga qentë e Gaga-s në Los Anxhelos më 24 shkurt 2021, kur u kap nga disa burra, të cilët vodhën dy nga kafshët shtëpiake të fitueses së Grammy. Gjatë marrjes, Ryan Fischer u qëllua në gjoks dhe u shtrua në spital. Fatmirësisht ai i mbijetoi plagëve të marra.

James Howard Jackson, të cilët policët e identifikuan si fajtori kryesor,u dënua pme 21 vjet burg. Autoritetet zbuluan se autorët nuk shënjestruan në mënyrë specifike Lady Gaga-n, pasi nuk e dinin që qentë i përkisnin muzikantit. Ata besojnë se motivi i grupit ishte vlera e bulldogëve francezë, një racë që mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë./Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehen Avril Lavigne dhe Tyga

Avril Lavigne dhe Tyga kanë vendosur t'i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre. Një burim tha për ET, "Tyga dhe Avril janë rikthyer së bashku pas nda...

14:16

Madonna reagon pas shtrimit në spital

Madonna ka folur për herë të parë që nga shtrimi i saj në spital. Mbretëresha e popit tha në një deklaratë të postuar të hënën se ajo është "në rrugën e riku...

14:08

A po ndahen apo jo Meghan dhe Harry?

Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë “të lumtur së bashku”, pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Një mik i familjes ka bërë ...

12:02

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt divorcit?

Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë "të lumtur së bashku", pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Një mik i familjes ka këmbë...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI