Flash

Avokatët: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

Lapsi.al 11 July 2023
Avokatët: Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri!

Avokatët e Arben Ahmetajt gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve kanë pranuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori ka thënë se Arben Ahmetaj nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë.

Kërkesa e SPAK për t'i hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt është depozituar në Kuvend që të premten, ditë kur Ahmetaj mendohet se ka udhëtuar i vetëm drejt Greqisë. Në të njëjtën mbledhje, prokurorët kanë pranuar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Gjasat janë që Ahmetaj të jetë arratisur, njësoj siç kanë bërë më parë ish miqtë e tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ish deputetët që pranuan të dorëzojnë mandatin, Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë në burg.

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur që nga ora 16:00 Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI