Flash

Vendi do ‘pushtohet’ nga temperaturat e larta

Lapsi.al 10 July 2023
Vendi do ‘pushtohet’ nga temperaturat e larta

Moti do të jetë ditën e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 27 -33°C në veri, 31-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 - 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 - 5 ballë në det të hapur.

Gjatë gjithë kësaj jave priten temperatura shumë të larta. Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e sotme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celcius ndërsa duke filluar nga dita e Mërkurë dhe kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte vlera deri në 40-41 gradë celcius!

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë. Siç u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë.

Të këshilluara

Gjendet i mbytur 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Pishporos në Fier. 35-vjeçari Besmir Hoxha nuk ka patur shenja dhunë në trup. Ndërkohë dyshohet se është mbytur...

21:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46