Flash

Sekuestrohen gati 2 mijë bimë kanabisi në Lezhë

Lapsi.al 10 July 2023
Sekuestrohen gati 2 mijë bimë kanabisi në Lezhë

Një megaoperacion anti kanabis është kryer në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar 1779 rrënjë kanabisi të cilat janë shkatërruar.

Nga këto, 940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj, 430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit, 300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: -430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet; -300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht; -940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI