Flash

Plas në Kosovë/ Del audio-përgjimi i shefes së deputetëve të Vetëvendosjes

Lapsi.al 10 July 2023
Plas në Kosovë/ Del audio-përgjimi i shefes së

Gazeta Nacionale në Kosovë ka publikuar këtë të hënë një audio-përgjim shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Gazetari Berat Buzhala ka sqaruar se këto regjistrime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda mes Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosje.

Ajo që ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë është se në hyrje të bisedës, Slavko Simiç i përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiç. Ky është një prej njerëzve në “listën e zezë” të SHBA-ve i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për dosjen “Brezovica”. Sipas të njëjtave birime Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”.

Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta. Gazeta Nacionale raportoine se në përgjimet e tjera që do të publikohen gjatë ditëve në vazhdim Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, ajo i ofendon kolegët e saj nga partitë e opozitës dhe flet për një letër që Radojiçiç i ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Slavko Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se “ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh”.

PJESË NGA BISEDA:

Slavko: "Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje"

Mimoza: "Dy tre minuta"

Slavko: "Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend"

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë... disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu... Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: "Pse po më thua mua?"

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë... edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën...”

Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh..., e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet...”

Video më poshtë e keni përgjimin e plotë të pjesë së parë.

Në një reagim pas publikimit të audio-përgjimit, Mimoza Kusari - Lila ka pranuar se është zëri i saj në përgjimet që u publikuan që do të thotë se është përgjim autentik. Ajo thotë se biseda ka ndodhur në zyrën e saj në Kuvendin e Kosovës.

“Ai ka ardhur me paramendimin per të më kornizuar ose të më fusë në kurth me incizimet që pastaj munden me i përdorë.” - ka thënë Kusari-Lila në një intervistë në RTV Dukagjini.

Pas publikimit të audiopërgjimit kanë qenë të shumta edhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës që kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas informacioneve praprake, mësohet se në aksident janë përf...

17:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI