Flash

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt divorcit?

Lapsi.al 10 July 2023
Meghan Markle dhe Princ Harry drejt divorcit?

Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë "të lumtur së bashku", pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Një mik i familjes ka këmbëngulur se Duka dhe Dukesha e Sussex-it "janë shumë të dashuruar" dhe nuk kanë "asgjë veç të qeshura" së bashku pasi disa burime pretenduan se çifti po distancohej nga njëri-tjetri. Karl Larsen, i cili është mik i babait të Meghan-it, Thomas Markle, kndau disa foto të çiftit të dashur.

Krahas fotove, ai shkroi: "Shumë i lumtur kur pashë miqtë e mi Harry dhe Meghan të premten para se të iknin për fundjavën e gjatë. Ju lutemi mos i besoni mediave. Ata janë shumë të dashuruar dhe janë të lumtur së bashku asgjë veç buzëqeshjes dhe të qeshura këtu."

Meghan dhe Harry u martuan në vitin 2018 në Kështjellën Windsor, pasi u takuan dy vite më parë. Ata dndajnë dy fëmijë së bashku - Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Çifti kohët e fundit u rrethua gjithashtu nga spekulimet se ata po "largohen" nga njëri-tjetri, me raporte që sugjerojnë sepo planifikojnë të krijojnë rrugë të veçanta karriere.Në hapin e saj të parë drejt një karriere solo, Meghan nënshkroi me agjencinë e talenteve të Hollivudit, William Morris Endeavour. Agjencia ka përfaqësuar Dwayne Johnson, Adele dhe Serena Williams./Lapsi.al

Të këshilluara

Harry Styles goditet gjatë koncertit

Harry Styles është viktima e fundit e një tendence shqetësuese në të cilën spektatorët e koncerteve  hedhin sende mbi artistët në skenë. Anëtari i One Direct...

14:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI