Flash

Elton John i thotë lamtumirë 50 viteve turne

Lapsi.al 10 July 2023
Elton John i thotë lamtumirë 50 viteve turne

Elton John performoi atë që ai thotë se ishte shfaqja e fundit në turneun e fundit të karrierës së tij të shtunën mbrëma.

Muzikanti ikonë, doli në skenë me sa duket për herë të fundit si artist në turne në Stokholm, Suedi, sipas faqes së tij të internetit.

Në mbishkrimin e një videoje të postuar në Instagramin e tij zyrtar të shtunën, legjenda e muzikës britanike shkroi: “Çfarë udhëtimi ka qenë ky turne dhe tani e gjejmë veten në fund të tij. Sonte është nata finale.”

Videoja përfshin një klip nga një intervistë e vitit 2018 me Anderson Cooper të CNN, në të cilën muzikanti njoftoi tërheqjen e tij nga turneu. “Është hera e fundit që do të bëj turne dhe udhëtoj nëpër botë”, thotë John në klip.

Turneu "Farewell Yellow Brick Road" i pesë herë fituesit të Grammy-së filloi në vitin 2018 dhe fillimisht ishte menduar të përfundonte në 2021, por u shty për shkak të pandemisë. Turneu është publikuar si i fundit i tij pas më shumë se pesë dekadash në rrugë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI