Flash

"El Niño" do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023

Lapsi.al 10 July 2023
"El Niño" do të thyejë rekorde temperature gjatë

Fenomeni El Niño do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%. "El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean", tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.

"Ky është sinjal për qeveritë në mbarë botën për të nisur përgatitjet për kufizimin e impaktit në shëndetin tonë, ekosistemet tona dhe ekonomitë tona", tha ai. El Niño, i cili u shfaq për herë të parë në Paqësor, ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj. Është një model klimatik i natyrshëm i lidhur me ngrohjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Oqeanin Paqësor tropikal qendror dhe lindor. Por kjo ndodh në kontekstin e një klime të ndryshuar nga aktivitetet njerëzore.

Një raport i WMO, i lançuar në maj, parashikoi se ka 98% gjasa që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, dhe periudha pesëvjeçare në tërësi, të jetë më e ngrohta në histori, duke mposhtur rekordin e vitit 2016, kur El Niño pati kulmin. Sipas raporteve të Gjendjes së Klimës Globale të WMO, viti 2016 është viti më i ngrohtë i regjistruar për shkak të fenomenit El Niño, i kombinuar me ngrohjen e shkaktuar nga njeriu përmes gazrave serrë.

Efekti në temperaturat globale zakonisht shfaqet në vitin pas zhvillimit të tij dhe kështu ka të ngjarë të jetë më i dukshëm në vitin 2024. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte rreth 1,15 °C mbi mesataren e viteve 1850-1900. Gjatë El Niño, erërat tregtare dobësohen. Uji i ngrohtë shtyhet prapa në lindje, drejt bregut perëndimor të Amerikës. El Niño rrjedh nga spanjishtja dhe ka kuptimin djalë i vogël. Peshkatarët e Amerikës së Jugut vunë re për herë të parë periudha të ujit jashtëzakonisht të ngrohtë në Oqeanin Paqësor në vitet 1600.

Emri i plotë që ata përdorën ishte El Niño de Navidad, sepse El Niño zakonisht arrin kulmin rreth dhjetorit (koha e Krishtlindjeve). El Niño mund të ndikojë ndjeshëm në kushtet globale të motit. Ujërat më të ngrohta bëjnë që rryma e Paqësorit të lëvizë në jug të pozicionit të saj neutral. Me këtë ndryshim, zonat në veri të SHBA-së dhe Kanadasë janë më të thata dhe më të ngrohta se zakonisht. Por në Bregun e Gjirit të SHBA-së dhe në juglindje, këto periudha janë më të lagështa se zakonisht dhe shtohen përmbytjet. Impakti i këtij fenomeni natyror shtrihet jo vetëm te moti, por edhe te zjarret, ekosistemet dhe ekonomia.

Të këshilluara

Rama në samitin e NATO-s në Lituani

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, ku do të jenë të...

16:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI